Një grua nga Illinois tha se më shumë se 15 palë këpucë “shumë, shumë, shumë pa shije” janë dërguar në shtëpinë e saj te ajo gabimisht gjatë periudhës njëvjeçare.
Simone Boutet nga Oak Park tha se këpucët filluan t’i dërgoheshin në shtëpinë e saj nga posta UPS rreth një vit më parë dhe që atëherë kanë mbërritur midis 15 dhe 20 palë.
Boutet shtoi se ajo e ktheu një kuti këpucësh në një lokal të UPS-së.
“Unë ia shpjegova të gjithë situatën dhe ajo e kuptoi. Kështu që lash këpucët aty dhe mendova se u sqaruam. Ndërsa pastaj pas katër ditësh më vonë ata u rikthyen me postë tek unë”, tha gruaja.
Zyrtarët e postës UPS thanë se këpucët supozohet t’i kthehen një shitësi të Amazon nga Kina, dhe etiketa e kthimit të shitësit mban fjalët “Simone” dhe një adresë në Elm Street në Çikago. Adresa nuk është një qendër kthimi, kështu që një përpjekje e UPS-së për të korrigjuar gabimin e adresës çoi në dërgimin e tyre te “Simone” në Oak Park.
Nga UPS shtuan se “një gabim në zyrë” ishte fajtor për këpucët që mbërritën në shtëpinë e Boutet. Kompania deklaroi se do të punonte me shitësin për t’i korrigjuar etiketat e kthimit.
Një përfaqësues i Amazon tha se kompania është në dijeni të çështjes.
“Ne kemi qenë në gjendje të adresojmë këtë situatë shumë të pazakontë. Kemi kontaktuar me klientin tonë për të kërkuar falje për këtë shqetësim që përfshin një kompani që shet në faqen tonë dhe i kemi kërkuar gjithashtu shitësit të këpucëve që t’i bëjë korrigjimet e duhura në lidhje me to”, tha përfaqësuesi.
Ndërsa Boutet u shpreh se shpreson që dërgesat tani të ndalojnë, sepse siç tha, ato edhe nuk janë të stilit kësaj.