Branislav Kërstiq, analist i rregullt në Kanal 10, ka bërë një deklaratë goxha të fortë në emisionin “Politiko”.
Analisti serb, që e njeh Republikën e Kosovës, teksa po fliste për takimin në Bruksel, që u ftua nga Josep Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, ka bërë një cilësim që e habiti edhe vetë moderatorin e emisionit, Kushtrim Sadiku.
Sipas Kërstiqit, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, janë diktatorë. Kurti, sipas Kërstiqit, është “diktator ultranacionalist”, ndërsa Vuçiq “diktator mafioz”.
“Unë jam tepër i kënaqur kur kthehen ata dy liderët jopopulistë, një diktator mafioz dhe ai diktatori tjetër ultranacionalist…” – ishte fjalia e Kërstiqit, pas të cilit ndërhyri moderatori Kushtrim Sadiku.
“Më duket po i thuani diktotor ultra-nacionalist Kurtit?” – ishte pyetja plot habi e z. Sadikut.
“Me siguri, çka është, nëse i ndërrojmë 40 komandantë e policisë, në qoftë se në anë mënyë në bazë ditore jemi t’u sulmu sistemin e gjykatës, në qoftë se jemi duke anuluar jetën paqësore të pakicës superiore në veri të shtetit. Për çka flasim? Nëse flasim për mbylljen e medieve, më duket se e kemi një diktaturë në fillim” – tha ai.