Lajme
Kërkonte para kinse për të ndihmuar të sëmurët, arrestohet i dyshuari
Demokracia
08:46 | 13 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, i cili mashtronte qytetarët duke u kërkuar para kinse për t’u ndihmuar personave të sëmurë.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi i dyshuar A.A., përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar atyre  para që të ndihmojnë fëmijët apo personat e sëmurë, përcjell Demokracia.com.

“I dyshuari për kryerjen e këtij mashtrimi ka përdorur pa autorizim fotografi të fëmijëve/personave të sëmurë, duke i postuar në rrjete sociale dhe pastaj qytetarët kanë bërë pagesa në vlera të ndryshme përmes institucioneve financiare (para të shpejta), duke besuar se janë duke i dërguar paratë tek personat në nevojë, në këtë rast te personat e sëmurë. Njësitë policore i kanë kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar: Një telefon celular dhe një laptop”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar një (1) person të dyshuar (A.A.) i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar atyre të holla që të ndihmojnë fëmijët/personat e sëmurë.

I dyshuari për kryerjen e këtij mashtrimi ka përdorur pa autorizim fotografi të fëmijëve/personave të sëmurë, duke i postuar në rrjete sociale dhe pastaj qytetarët kanë bërë pagesa në vlera të ndryshme përmes institucioneve financiare (para të shpejta), duke besuar se janë duke i dërguar paratë tek personat në nevojë, në këtë rast te personat e sëmurë.

Njësitë policore i kanë kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar:

–          Një telefon celular dhe

–          Një laptop.

Pas përfundimit të procedurave intervistuese me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës, vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale. /Demokracia.com/

Të ngjashme