Lajme
Kërkon unitet dhe i injoron| Kurti s’e poston asnjë foto nga fjalimet e krerëve opozitarë në seancën për Epopenë
Demokracia
18:49 | 06 Mars 2023

Share:

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca nisi me një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.

Pushteti dhe opozita të cilët u mblodhën në këtë seancë kujtuan sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së.

Kryeministri Albin Kurti pas seancës në llogarinë e tij në “Facebook”, ka postuar fjalimin e mbajtur në Kuvend të shoqëruar edhe me fotografi, të cilat duket se i ka përzgjedhur me kujdes, shkruan Demokracia.com.

Ani pse bëhej thirrje për unitet, i pari i ekzekutivit u tregua selektiv duke mos i postuar krerët dhe deputetët opozitarë të cilët mbajtën fjalime.

Kurti postoi vetëm foto nga fjalimi i tij, i presidentes Osmani, i kryeparlamentarit Konjufca, vëllait të Adem e Hamëz Jasharit, Rifatit dhe deputetes së LVV-së, Shqipe Rexhepi, e cila është edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Në seancë folën edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetja e AAK-së Time Kadrijaj. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme