Lajme
“Kërkojmë më shumë informacione”: BE deklarohet për heqjen e licensës së MTS-së serbe nga Qeveria e Kosovës
Demokracia
20:10 | 18 Gusht 2023

Share:

Bashkimi Evropian kërkon “më shumë informacione” në lidhje me revokimin e licensës së MTS-së nga Qeveria e Kosovës, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Bashkimi Evropian është duke kërkuar më shumë informacione nga të dyja palët për t’i kuptuar implikimet e vendimit në Marrëveshjen e vitit 2013 dhe konkluzat e vitit 2016 për telekomunikacionin”, ka thënë ai.

Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për Telekomunikacionin e Kosovës dhe Serbisë, kompania MTS d.o.o. ishte themeluar që atëherë; ndërsa më 2016 e njëjta kompani ka marrë licensën për të operuar brenda ligjeve kosovare. E njëjta kompani është nën pronësi të “Telekom Serbia”.

Qeveria e Kosovës ia ka revokuar licensën me arsyetimin se është regjistruar në bazë “dokumenteve kundërkushtuese”.

Të ngjashme