Sport
Kërkoi të sfidonte Amir Khan, Florian Markut i plotësohet dëshira – në Tiranë sfida e madhe
Demokracia
18:45 | 04 Prill 2022

Share:

Florian Marku ia doli të mbrojë titullin e tij  “International welterwight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jekins.

Pas një fitoreje kaq të madhe, është e natyrshme që Florian Marku të pretendojë për më lart.

Në përfundim të sfidës, boksieri shqiptar i hodhi dorashkën  e sfidës një emri të madh,  siç është Amir Khan.

Khan, 35-vjeç ka qenë kampioni i botës në peshën e lehtë dhe e mbajti titullin WBA në 2009-2012 dhe IBF në vitin 2011.

Promotori Ben Shalom, përmendi Florian Markun si një kundërshtar të mundshëm të Amir Khan dhe zgjodhi Tiranën për sfidën.

Ai tha për iFL TV: “Ne do të bëjmë një ngjarje të madhe me të në Shqipëri, Për Amir Khan ka kuptim një ndeshje e tillë tani, por edhe për Florian Markun”./Dosja

Të ngjashme