Lajme
Kërkoi 30 mijë euro, kapet 23-vjeçari për rrëmbim në Prishtinë
Demokracia
22:07 | 14 Qershor 2024

Share:

Zyrtarët policorë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar sot një person të dyshuar për rrëmbim.

Rasti është raportuar rreth orës 18:30, ku personi i dyshuar ka rrëmbyer një person, për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar 30 mijë euro.

Arrestimi i Sh. K. (23), shtetas i Kosovës dhe lirimi i viktimës (në gjendje të mirë shëndetësore), është bërë pak minuta pas raportimit si rezultat i një pune intensive hetimore, të cilën zyrtarët policorë e kanë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajtur viktima, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë, një thikë, një sëpatë, si dhe gjësende të tjera. Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale.

Të ngjashme