Qeveria Ukrainase u ka kërkuar Kombeve të Bashkuara që ta rikonsiderojnë statusin e Rusisë si anëtar i përhershëm në Këshillin e Sigurisë.
Ministri i Jashtëm, Dymytro Kuleba të mërkurën ka thënë se duhet që të konsiderohet pozicioni legjitim i Rusisë në këtë Këshill, përcjell Demokracia.com.
Kështu, ai ka kërkuar që t’i bëhet një shqyrtim rreth çështjeve legale për anëtarësimin e përhershëm.
“Ne kemi besim që sapo të përfundojë analiza, do të dalin prova që prania e Rusisë në Këshillin e Sigurisë është jolegjitime”, ka thënë Kuleba.
Kjo është vetëm një prej sanksioneve që Ukraina po kërkon t’i vendosen Rusisë, pasi nisi pushtimin e saj javën e kaluar, përcjell Demokracia.com.
Ndërkaq, Rusia është një prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara bashkë me SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kinën.
Ky pozicion u jep këtyre vendeve të drejtën e vetos, që do të thotë se Këshilli nuk mund të miratojë një rezolutë nëse ndonjë anëtar voton kundër, pavarësisht nga niveli i mbështetjes ndërkombëtare./Demokracia.com/