Lajme
Kërkohet shkarkimi i zëvendëssekretarit të Ministrisë së Financave
Demokracia
16:11 | 25 Gusht 2022

Share:

Avokati Xhevdet Smakiqi ka deklaruar se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës duhet ta kërkojnë shkarkimin e zëvendëssekretarit të Ministrisë së Financave, Enis Spahiu nga kjo pozitë.

Kjo për shkak se Spahiu përmes një email-i ka kërkuar pezullimin e pagave për punëtorët e sektorit publik që hyjnë në grevë.

Sipas Smakiqit, i cili ka shkruar në Facebookun e tij, greva është veprim i garantuar me ligj.

“BSPK-ja dhe SBASHK-u duhet shtuar tash kërkesën shtesë për shkarkimin e Zv.Sekretarit te Përgjithshëm te Ministrisë se Hekuran Muratit, Enis Spahiu. Grevat e punëtoreve janë te garantuara me nenin 27 par.4 te Ligjit Për Organizmin Sindikal Nr.04/-L-011 punëdhënësit i ndalohet te ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj grevistëve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Smakiqit, pa ndërhyrje:

Kushtetuta e Kosoves

Neni 43 Liria e Tubimit

Qe një diversion juridik a ma i mençur në zbatim te ligjit te grevave eshte Albert Zogaj Krysues i KGJK-se  a Hekuran Murtati e Enis Spahiu?

Sinidikata e punëtoreve te Judikatures eshte ne greve prej dje edhe KGJK-ja as KPK-ja nuk i ka kercenuar me pezullim te pages.

Sepse greva tubimet organizimi sindikal jane te garantuara.

Neni 43 i Kushtetutes

Liria e tubimit është e garantutar.Secili person gezon te drejten per te organizuar tubime, protesta, demonstrata dhe te drejten per te marr pjese ne to .

Keto te drejta mund te kufizohen me ligj nëse eshte e domsoshme per te siguruar rendin publik, shendetin publik, sigurine kombetare, ose mbrojtjen e te drejtave te tjerve.

Neni 44 par 2

Liria e Asocimit

Garanton te drejen e organizimit sindikal, vetem me vendime gjyqesore dhe per kategori te caktuara si ushtria, policia AKI-ja mund te kufizohen te drejtat e ortanizimit sindikal ne asnje rast tjeter.

Pra pyetni Ztr.Albert Zogaj pse nuk ke urdheruar pezullimin e pagave per grevistet e sindikatave te Judikatures, merrni pergjigjen.

Kosova e ka nje sistem unik juridik.

Prandaj Qeveria aktuale e Kosoves, qe në opozite i kuptojne sindikatat e ne pushtet i kecenojnë shantazhojnë, po e tregon mungesen e moralit etikes, pergjegjsise dhe po sherfaqë diktature te hapur ndaj BSPK-se qe ne fakt eshte komplet populli i Kosoves.

Prandaj do te reagojne edhe Sindikatat e BE-se per kete skandal te Qeverise se Kosoves qe pretendon me aplikuar per anetaresim ne BE, madje qesharake dje Qeveria Kurti kishte themeluar komitetin per aplikim te Kosoves ne BE.

Me kete qasje Qeveria e Kosoves le te aplikon ne forumet ku merr pjese Kina, Korea e Veriut, Rusia etj.

Të ngjashme