Lajme
Kërkohet seancë për çështjen e paraburgimit të Thaçit, kritikohet Specialja për mosbesim ndaj Policisë së Kosovës
Demokracia
16:25 | 04 Shkurt 2022

Share:

Në Gjykatën Speciale është duke mbajtur konferenca e dhjetë statutore për ecurinë çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjykatësi i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou, ka thënë se nëse ekipi i mbrojtjes së Thaçit është i gatshëm, më 22 shkurt do të mbahet një seancë, ku do të trajtohet kërkesa e mbrojtjes për rishikimin e paraburgimit, shkruan Demokracia.com.

“Dëshiroj të trajtoj kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për të mbajtur një seancë për çështjet që kanë të bëjnë me rishikimin e paraburgimit dhe parashtrimit të ZPS-së. Sa i takon rishikimit të paraburgimit, e ftoj mbrojtjen e Thaçit ta bëjë këtë kërkesë në kuadër të afatit të rishikimit të ardhshëm të paraburgimit. Sa i takon parashtrimeve të ZPS-së, që kanë të bëjnë me trajtimin e informacioneve konfidenciale dhe kontaktet e palëve me dëshmitarët, i kërkova zyrës të bënte parashtrime që janë protokolluar dje. Do të doja që palët të paraqesin pikëpamjet e tyre mes a vijon nëse preferojnë diskutime ose nuk nevojiten argumente shtesë. Deri ku një seancë e tillë do të mund të zhvillohej në seancë publike dhe nëse palët do të ishin të disponueshme ditën e martë, më 22 shkurt pas dreke, nëse do të programohej një seancë e tillë ”, tha Guillou.

Kurse, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se ekipi i mbrojtjes është i gatshëm për një seancë për datën 22 shkurt.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk po i beson Policisë së Kosovës.

Sipas tij, pas dyerve të mbyllura, Zyra e Prokurorit të Speciales e ka quajtur të korruptuar Policinë e Kosovës.

“Ne do të kërkonim gjykatës një seancë. Është më shumë rëndësi qëndrimi që sugjeron ZPS. Do të ngulim këmbë që të bëhet një seancë patjetër. Më datë 22 jemi të disponueshëm. Sa i takon çështjes së paraburgimit, e kam parashtruar këtë çështje thjesht për shkak të faktit se ka një apelim, i cili është në gjykim për momentin, por po kërkonim një udhëzim nga gjykatësi, nëse parashtrimet e bëra nga Policia e Kosovës, të cilat ZPS-ja ka vendosur t’i kritikojë dhe i ka thirrur në një farë mënyre të korruptuar, pa i quajtur publikisht, por pas dyerve të mbyllura. Do të ishte e nevojshme një seancë tjetër, në mënyrë që gjykatësi t’i kërkonte policisë kosovare apo ndonjë vendi të tretë të bëjnë pyetje për organizmit e lirimit të përkohshëm në procedurë paraprake”, shtoi ai. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/keohe-nervozohet-me-prokurorine-na-i-dhane-132-dokumente-pas-afatit-te-redaktuara-me-koken-e-tyre/

Të ngjashme