COVID-19KosovaSot:10Të gjitha:160,540|Bota 241,295,858
Prishtina 9 °C
Diaspora
Kërkohet që viteve të ardhshme Qeveria të mos ua paguaj polisat kufitare mërgimtarëve
Demokracia
11:03 | 03 Tetor 2021
Ilustrim

Share:

Share:

Share

Tweet

Podujeva në balotazh, garë e ngushtë mes VV-së ... Në komunën e Podujevës tashmë janë numëruar mbi 99 për qind e votave. Ku sipas këtyre rezult...

Instituti GAP ka publikuar raportin “Pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit”. Pagesa në kufi për sigurimin e autopërgjegjësisë ka qenë një ndër ankesat e vazhdueshme të diasporës, kryesisht për shkak të vonesave në kufi dhe kostos relativisht të lartë.

Në njoftimin e GAP thueht se Qeveria e Kosovës mori vendim për mbulimin e plotë të obligimeve të primit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkëatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i polisës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021, përcjell Demokracia.com.

“Pas aprovimit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 11 gushtit 2021, ndau pesë milionë euro për zbatimin e masës 4.5 për “mbështetjen e mërgatës”. Sipas vendimit, mjetet merren nga kodi buxhetor i Pakos dhe transferohen në Thesar, prej nga ku pastaj tranferohen në baza mujore në një llogari të veçantë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), sipas faturës së dorëzuar nga kjo e fundit. Sipas të dhënave të siguruara nga BKS, deri në fund të muajit gusht 2021, faturat e dorëzuara nga BKS në Thesar për polisat e sigurimit kufitar kapin shumën e 2.4 milionë eurove. Sipas vendit të origjinës, shumica e veturave kanë ardhur nga Gjermania, Zvicrra dhe Austria”, thuhet në njoftim.

Në kushte jashtë pandemie, më shumë se gjysma e diasporës realizon tri deri në katër vizita gjatë vitit në Kosovë, ku qëndrimi zgjat nga dy deri në katër javë, duke realizuar shpenzime me vlerë deri në rreth 4.6% të Bruto Produktit Vendor, apo 328 milionë euro. Kjo pa llogaritur remitencat, të cilat mesatarisht sillen në 620 milionë euro në vit. Duke marr për bazë shpenzimet mesatare vjetore, shpenzimet e diasporës për polisat kufitare kapin rreth 3% të të gjitha shpenzimeve që ata bëjnë në Kosovë.

“Raporti vlerëson se pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit nuk do duhet të shërbejë si praktikë edhe në vitet e ardhshme. Kjo për faktin se është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare. Në vend të kësaj, në periudhë afatshkurtër, Qeveria e Kosovës, BQK dhe BKS duhet të ua mundësojnë pjesëtarëve të mërgatës dhe të huajve që hyjnë në Kosovë, që polisat kufitare t’i paguajnë në mënyrë elektronike (‘online’) me qëllim të shkurtimit të kohës për pritjet në kufi. Në aspekt afatgjatë, institucionet duhet të sigurohen që numri i veturave të paregjistruara dhe në qarkullim të ulet nga 30% në 5%, dhe kësisoj, të largohet edhe pengesa praktike për aplikim për anëtarësim në “Kartonin e Gjelbër”. Kosova është vendi i vetëm në territorin e Evropës që nuk është anëtare e sistemit të “Kartonit të Gjelbër”, një mekanizëm i përbashkët i 48 shteteve për sigurimin e viktimave të aksidenteve motorike ndërkufitare”, thuhet në njoftim.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU

Të gjitha