Lajme
Kërkohet që Jankoviq të intervistohet nga AKI-ja dhe Policia e Kosovës se çfarë informacionesh dha në Serbi
Demokracia
23:47 | 18 Prill 2024

Share:

Zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe dhe ndodhet rrugës për t’u kthyer në Kosovë, njoftoi të enjten vonë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD).

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për operacionet e Policisë së Kosovës dhe individët që marrin pjesë në operacionet në veri.

Qalaj ka thënë se Qeveria ka bërë mirë që ka bërë presion tek partnerët ndërkombëtarë.

“Është normale që të intervistohet një person i cili arrestohet. E rëndësishme është me ditë se për çfarë është intervistuar. Nuk mendoj që ai është intervistuar për punën e tij që bënë. Pasi është publike dhe dihet. Unë mendoj që është intervistuar më shumë për operacionet e policisë për individët që marrin pjesë në operacionet në veri e kështu me radhë. ..Sidoqoftë mendojë që është mirë që është bërë një presion nga Qeveria e Kosovës tek partnerët tanë strategjike…”, ka deklaruar ai per Tëvë 1, transmeton Demokracia.com.

Ai tutje, tha se Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe Policia e Kosovës se çfarë informacionesh ka dhënë në Serbi.

“Besoj që Jankoviq duhet të Intervistohet nga Agjensioni Kosovare i Inteligjencës dhe Policia e Kosovës. Të tregojë arsyet e ndalimit dhe çfarë është pyetur që është e rrugës dhe obligative që të bëjë një gjë të tillë. Duhet të analizohet se çfarë është biseduar, çfarë  informacionesh ka dhënë dhe me pas Policia të vendos për hapat e mëtutjeshëm”.

Ndersa, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha duhet të jap dorëheqje.

Kjo pasi sipas tij, ka lejuar zëvendësdrejtorin, Dejan Jankoviq të hyjë në territorin e Serbisë.

Elezi ka thënë se kjo paraqet edhe rrezik për sigurinë.

“Ajo që është më interes të sqarohemi me drejtorin e Policisë së Kosovës nëse i njëjti ka marrë leje për të kaluar kufirin, sidomos nëse e marrim parasysh se Kosova me Serbinë kanë një situatë të rëndë pas datës 24 shtatorë. Nëse po, a ka pasur pushim personi në fjalë për të shkuar, a ka qenë në marrëdhënie pune, a ka qenë në pushim. Nuk është duke kaluar një qytetarë i thjeshtë është një drejtor i policisë, sepse personi në fjalë mund të posedojë për një moment informacione apo dokumente të klasifikuara… Mjafton që personi në fjalë i njeh zyrtarët e inteligjencës së Kosovës…Në një shtet normal drejtori i Policisë kishte dhënë dorëheqje… sot pse e ka lejuar zëvendësin e tij të shkojë në një vend ku kemi armiqësi me ta”, ka deklaruar ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme