Lajme
Kërkohet paraburgim për zyrtarin korrektues në Gjilan, dyshohet për dy vepra penale
Demokracia
12:24 | 02 Nëntor 2022

Share:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar për 48 orë zyrtarin korrektues K.R. nga Gjilani për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge”.

Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Të ngjashme