Lajme
Kërkohet paraburgim për gjinekologun që sulmoi fizikisht profesoreshën Pupovci
Demokracia
15:11 | 11 Maj 2022

Share:

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente për gjinekologun Arsim Gashi, pasi një ditë më parë sulmoi fizikisht në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci.

Kështu ka thënë për Demokracia.com zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet A.G., për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, të paraparë sipas KPRK-së, në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, nga prindi i një studenti, i cili është po ashtu mjek me profesion. Ajo ka thënë se është sulmuar fizikisht nga Dr. Arsim Gashi, gjinekolog, i cili është ndarë i pakënaqur me notën që e ka vlerësuar ajo djalin e tij student. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme