Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim ndaj 15 të pandehurve që u arrestuan dje në aksionin “Gropa”.
Siç bëhet e ditur në njoftim paraburgim është kërkuar për personat me inicialet S.Sh., A.D.,V.N.,S.D., A.Sh., B.H., S.Sh., S.H., M.Sh., Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I., dhe S.Y..
Tutje bëhet e ditur se disa nga të arrestuarit janë shtetas të Turqisë.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2021 deri më 23 maj 2022, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit, kanë poseduar me qëllim të shitjes, gjashtëdhjetë e shtatë (67) kilogram narkotik të llojit heroinë, të cilën fillimisht si lëndë të parë e kanë marrë në Iran e pastaj përmes Turqisë e kanë sjellë në Republikën e Kosovës, me çka kryen veprën penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe naloge” nga neni 267 par 2 lidhur me nenin 275 par 1 nën par 1 .1 të KPRK-së”, njofton Prokuroria.