Sport
Kërkohet paraburgim ndaj personave që e sulmuan portierin e Ballkanit
Demokracia
16:46 | 04 Prill 2022

Share:

Prokuroria Themelore ne Gjilan ka bërë të ditur se kanë ngritur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj F.R. dhe B.K., si të dyshuar për rrahjen e portierit të KF Ballkanit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata dyshohen për veprën penale huliganizmi.

“Sot, me datë 04.04.2022, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj F.R dhe B.K, për shkak të dyshimit se secili veç e veç kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 404 par.1 të KPRK-së”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit me datë  03.04.2022  rreth orës 15.20h, në Gjilan, në Stadiumin e Qytetit, përderisa zhvillohej ndeshja futbollit në mes të SC-Gjilani dhe KF Ballkani,  nën pretekstin kinse të festimit të golit të barazimit, hyn në fushën e futbollit, bashkë me një trumë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë,  derisa njëri I pandehur e shtyn dhe e rrëzon për toke , tjetri e godet me shqelm në fytyrë të dëmtuarin S.F, i  shkakton lëndime trupore dhe rrezik të përgjithshëm për eskalimin e situatës”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme