Lajme
Kërkohet paraburgim ndaj një personi që dëmtoi një kompani mbi 20 mijë euro
Demokracia
13:54 | 27 Qershor 2023

Share:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit L.V., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

Sipas kërkesës, i pandehuri L.V., në Qendrën Tregtare ‘’Viva Fresh Store”, në njësinë nr. 2 në Gjilan, në cilësinë e menaxherit, ka keqpërdorur autorizimet e tij që dalin nga kontrata e lidhur me këtë ndërmarrje, duke dëmtuar të njëjtën në vlerë financiare mbi 20,871.24 €, ashtu që artikujt e blerë nga konsumatorët fillimisht i ka regjistruar, por nuk i ka pajisur me kuponë fiskal, ndërsa më pas ka përdorur kartelën ‘’0’’, për të fshirë artikujt e regjistruar.

Sipas njw komunikate, me këto veprime, dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale.

Të ngjashme