Lajme
Kërkohet numër më i madh i psikologëve në shkolla
Demokracia
12:09 | 16 Prill 2023
Arkiv

Share:

Prindër dhe përfaqësues të shkollave nuk ndihen të sigurtë për fëmijët e tyre. Derisa numri i rasteve të dhunës në shkolla është në rritje, shihet e domosdoshme përfshirja më e madhe e psikologëve në shkolla.

I përcjellin çdo ditë për në shkollë, pasi me shqetësim e shohin sigurinë e tyre.

Prandaj asnjëherë nuk i lënë vetëm.

Mirëpo kjo nuk është arsyeja e vetme që nxënësit nuk janë të sigurtë në ambientet shkollore.

Sipas zv. Drejtorit të shkollës ‘’Pavarësia’’, Halil Brahaj, siguria e tyre po rrezikohet edhe nga persona jashtë shkolle.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti u shënuan mbi 90 raste të dhunës në shkolla.

Për këtë dhe shumë arsye të tjera, përfshirja e psikologëve në numër më të madh në shkolla, është domosdoshme sipas psikologut Leotrim Edipi.

Në shkollat e kryeqytetit janë të punësuar 25 psikologë, por ka prej atyre që nuk e kanë asnjë të tillë.

Të ngjashme