Inspektorati veçse ka ndërmarrë masat për suspendimin e policëve të arrestuar.
Ndërkaq, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimi për këtë rast ka nisur një vit më parë ndaj 68 personave dhe disa persona janë ende në arrati, përfshirë edhe shtetas të Shqipërisë.
Në mesin e të arrestuarve, sipas IPK-së janë dy togerë policorë, pesë rreshterë dhe dy zyrtarë doganorë.
Ky operacion i IPK-së, sipas autoriteteve, është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.