Një 32-vjeçar nga Kazakistani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit.
32-vjeçari akuzohet në Gjermani për shkelje të ligjit të narkotikëve. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest në burg nga Gjykata Lokale e Kempten në Gjermani më 27 Prill 2022.
Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane po kryhen veprimet për ekstradimin e 32-vjeçarit në Gjermani.