Lajme
Kërkohet largimi i Rizvanollit, fotoja e Kadri Veselit në zyre i mjaftoi si shkas për shkarkime
Demokracia
15:57 | 29 Gusht 2022

Share:

Albin Kurti që nga ardhja në pushtet është treguar i “kujdesshëm” që në çdo ndërmarrje publike të “rehatojë” përkrahës të tij.

Edhe në ndërmarrjen publike “INFRAKOS”, me të ardhur në pushtet shkarkuan bordin e vjetër së bashku me menaxhmentin dhe emëruan njerëz të rinj.

Pavarësisht emërimeve që i bënë vetë, tani ministrja Artane Rizvanolli po e kërkon edhe shkarkimin e sekretarit të “INFRAKOS”-it.

Sipas Lirim Gashit, kryetarit të Forcës së Diasporës, me seli në Prishtinë, ky shkarkim nga ana e Rizvanollit po kërkohet vetëm pse sekretari i “INFRAKOS”-it, me arsyetimin se anëtarët e bordit nuk e kanë analizuar mirë profilin e Facebookut të Sekretarit të Infrakosit dhe nuk e kanë vërejtur se ai ka postuar një foto me Kadri Veselin.

LELXO EDHE: 

Shkarkohet bordi i drejtorëve të “INFRAKOS”, emërohet një bord i përkohshëm

“Këta njerëz me prirje të theksuara paranojake psikopatike dhe skizofrenike nuk mund të jenë fryma e re, e vërtetë dhe e nevojshme e politikës moderne nëse sillen si paraardhësit e tyre. Në një mbledhje të thirrur enkas nga Artane Rizvanolli për shkarkimin e bordit, ajo u bëri presion anëtarëve të bordit që të dorëzonin dorëheqjet e tyre sepse gjithsesi i pret shkarkimi”, ka shkruar Gashi.

Reagimi i plotë i Lirim Gashit, pa ndërhyrje:

ARTANE RUZVANOLLI DUHET TË SHKARKOHET PËR SHKAK TË SHKARKIMEVE POLITIKE TË TIPIT ENVERIST

Si ka mundësi që Qeveria e Kosovës të zgjedhë Bordin e rregullt të Infrakosit në mars dhe ta shkarkojë atë në gusht me arsyetimin se anëtarët e Bordit nuk e kanë analizuar mirë profilin e Facebookut të Sekretarit të Infrakosit dhe nuk e kanë vërejtur se ai ka postuar një foto me Kadri Veselin, me të cilin gjoja ka lidhje familjare?

Nëse ky nuk është një shkarkim politik i tipit enverist, atëherë unë vërtet nuk e di, se çfarë do të thotë termi shkarkim politik.

Të gjithë ata që më njohin pak më afër e dinë që nuk kam asnjë simpati për Kadri Veselin dhe llojin e tij, por të shkarkosh bordin vetëm pse nuk ka luajtur rolin e policit dhe prokurorit është vërtet e turpshme.

Shpresoja që i kishim lënë pas fantazmat e së kaluarës, por si duket e kisha gabim.

Këta njerëz me prirje të theksuara paranojake psikopatike dhe skizofrenike nuk mund të jenë fryma e re, e vërtetë dhe e nevojshme e politikës moderne nëse sillen si paraardhësit e tyre.

Në një mbledhje të thirrur enkas nga Artane Rizvanolli për shkarkimin e bordit, ajo u bëri presion anëtarëve të bordit që të dorëzonin dorëheqjet e tyre sepse gjithsesi i pret shkarkimi.

Për shkak të këtij presioni, dy anëtarë të bordit u ndjenë të kërcënuar dhe dhanë dorëheqje të parevokueshme.

Tre anëtarë të Bordit i rezistuan presionit dhe nuk dhanë dorëheqje, por u shkarkuan në seancën e radhës të rregullt të Qeverisë, të mbajtur të njëjtën ditë pak më vonë, vetëm pse janë kritikë të islamit politik.

Artane Ruzvanolli gjithsesi shquhet për flirtin e saj të veçantë me islamistët politikë, të cilët synojnë të zbatojnë bindjet e tyre fetare në politikën tonë zyrtare.

Si e tillë ajo është e dëmshme për demokracinë, për të drejtat e njeriut dhe për sundimin e rendit dhe ligjit në shoqërinë tonë demokratike dhe në shtetin tonë laik.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024