Lajme
Kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i kryeakademikut, Mehmet Kraja
Demokracia
10:49 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Reagimet kundër po vazhdojnë gati një javë pas publikimi të “analizës” së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Një të tillë e ka bërë edhe anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi.

Gjoshi me anë të një shkrimi në “Facebook”, ka kërkuar që të dorëhiqet ose të shkarkohet, kryeakademiu, Mehmet Kraja.

Ai ka thënë se analizat e tij do të duhet të ngjallnin reagime të ashpra në Serbi e jo ato të trazojnë popullin shqiptar.

“Në vend se analizat e një akademiku shqiptar, si kjo e Mehmet Krajës, të ngjallin reagime të ashpra në Serbi, ato e trazojnë popullin e vet, shqiptarët. Kjo mjafton që ta kërkojmë të gjithë: DORËHEQJE OSE TË SHKARKOHET KRYETARI I ASHAK-ut, MEHMET KRAJA!”, ka shkruar ai në Facebook.

E titulluar “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, në tekstin me 39 faqe, AShAK-u i komenton edhe Serbinë, Kishën Ortodokse, BE-në, Planin e Ahtisarit, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Edi Ramën, Vetëvendosjen, Ali Ahmetin, BIK-un, Turqinë, fundamentalizmin islamik, Gjykatën Speciale e shumë çështje të tjera.

Për më tepër, AShAK-u e akuzon edhe shtetin e Kosovës se “pranoi” njohje të sponsorizuara të shtetësisë në mënyrë korruptive.

“Kosova bëri gabim të madh që pranoi njohje të sponsorizuara në mënyrë korruptive, sepse Serbia, po me korrupsion, njohjet e tilla i bëri pothuajse të papërdorshme etj.” – thuhet në analizën e këtij institucioni.

Të ngjashme