Kryeministri i Armenisë, Nikoll Pashinyan ka paralajmëruar për një grusht shteti ushtarak, kundër tij, pasi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë kërkoi që ai dhe kabineti i tij të japin dorëheqje.
Shtabi i Përgjithshëm lëshoi një deklaratë ku bënte thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Nikoll Pashinyan, e cila u nënshkrua nga oficerët e lartë ushtarakë, shkruan The Times of Israel, përcjell Demokracia.com
Pashiani e përshkroi deklaratën e ushtrisë si një “përpjekje për grusht shteti ushtarak” dhe urdhëroi shkarkimin nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
Protestat kundër Pashinyan filluan gjatë nëntorit, pasi humbi konfliktin e vitit të kaluar me Azerbajxhanin në rajonin e Nago-Karabakut, ku mbeten të vdekur mijëra persona./Demokracia.com