Lajme
Kërkohet burgim për ministrin Hajrullah Çeku, dyshohet se i dha 257 mijë euro donacion OJQ-së ku është vetë drejtor
Demokracia
19:39 | 28 Qershor 2024

Share:

Qytetari Blend Zymi, dikur përkrahës i partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar burgimin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Zymi permes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se “Zotria qe duhet te ftohet nga Policia e Krimeve Ekonomike. HAJNrullah Ceku a.k.a BONI. Qeka-bona ehhhh… che-ya Jugosllavin e nanes!”.

Kjo për shkak se në këto dokumente shihet se si ministri Çeku fundin e mandatit të tij po e ‘shfrytëzon për të shpërndarë para edhe nëpër OJQ të ndryshme’.

Çeku ndan 257 mijë euro për organizatën që dikur e drejtonte, 255 mijë tjera për OJQ-në e motrës së deputetit të VV-së

Por gjithashtu një shumë të madhe të parave Çeku është përkujdesur të ia ndajë edhe organizatës “EC MA NDRYSHE”, që vet është themelues i saj.

Shuma e ndarë për këtë organizatë është plotë 257 mijë euro.

Ndërkaq, vlen të theksohet gjithashtu ndarja e parave që iu është bërë në këtë listë, ku figuron se do të përfitojnë nga 82 mijë euro e më shumë për 3 vite me radhë, teksa dihet se ky është viti i fundit i mandatit të kësaj Qeveria.

Të ngjashme