Lajme
Kërkohej për rrezikim në trafik, arrestohet 34-vjeçari
Demokracia
21:22 | 08 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet F.F i moshës 34 vjeçar.

Sipas Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Rrezikim i trafikut publik ’’ me dënim burgimi prej për gjashtëdhjetë ditëve, ndërsa pagoi edhe një urdhëresë tjetër aktive në shumën prej katërqind euro.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 14:15 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet F.F(M/K) i moshës 34 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Rrezikim i trafikut publik ’’  me dënim burgimi prej për gjashtëdhjetë ( 60) ditëve, ndërsa pagoi edhe një urdhëresë tjetër aktive në shumën prej katërqindë ( 400) euro.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt,  do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme