Lajme
Kërkesa e Sveçlës ndaj Gjermanisë cilësohet si skandaloze
Demokracia
20:40 | 09 Janar 2023

Share:

Krejt kjo me arsyetimin e mungesës së materialit për prodhimin e tyre.

E këtë kërkesë të Sveçlës, po e quajnë skandaloze njohësit e çështjeve politike.

Ish-bashkpartiaku i tij,  Afrim Kasolli thotë se mungesa e këtij materiali është papërgjegjësi ndaj nevojave bazike të qytetarëve.

“Është absolutisht jo logjike, është ndoshta njëri prej veprimeve publike më skandaloze të këtij pushteti dhe konkretisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme, drejtuar shtetit Gjerman dhe autoriteteve të tyre. Është absurde të thuhet që t’i lejoni qytetarët e Kosovës me pasaporta të skaduar të vijnë në shtetin tuaj në Gjermani”, tha ish-deputeti i Vetëvendosjes për teve1.

E mendim të njëjtë me Kasollin, ka edhe eksperti e sigurisë Drizan Shala.

“Në asnjë vend, anëtarët e BE apo zonën Schengen, nuk lejohet të lëvizin me dokumente që iu ka skaduar afati i përdorimit”, tha Shala.

Por, Shala thotë se kjo situatë mund të ketë pasoja edhe më të mëdha.

Reagime të ashpra ndaj kërkesës së ministrit Sveçla drejt shtetit gjerman, kishte edhe nga partitë opozitare në vend.

Të ngjashme