Lajme
Kërkesa e SPAK-ut për arrest shtëpiak ndaj Berishës, sot pritet të vendos gjykata
Demokracia
09:17 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Gjykata e Posaçme në Tiranë sot pritet të jap vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën.

Seanca që pritet të fillojë në ora 12:00.

Nëse gjykata miraton kërkesën e SPAK-ut, Berisha do të dërgohet në arrest shtëpiak.

SPAK e ka kërkuar këtë pasi thotë se Berisha nuk ka zbatuar masën e detyrimit për t’u paraqitur caktuar në tetor ndaj tij.

SPAK-u kërkon ashpërsim të masës në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore duke i hequr edhe të drejtën e kontakteve Sali Berishës.

Avokatët e Berishës kanë pretenduar se kërkesa e SPAK-ut është jo ligjore, raporton TVKlan.al.

Të ngjashme