Sport
Kërkesa e fundit nga PSG për Mbappen para kalimit të francezit te Real Madridi
Demokracia
17:00 | 04 Mars 2024

Share:

Tensionet mes Paris Saint Germain dhe Kylian Mbappes kanë arritur kulmin, veçanërisht pasi sulmuesi njoftoi largimin e tij në fund të sezonit.

Të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje për të siguruar një largim që nuk e dëmton financiarisht klubin pas humbjes së golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave.

Të premten e kaluar, në Monako, 25-vjeçari u zëvendësua në pjesën e parë, dhe më pas pati një bisedë private me trajnerin Luis Enrique në të cilën u diskutua për performancën e tij. Edhe pse lojtari pranoi argumentet e trajnerit, ai nuk i kupton zëvendësimet e tij të fundit.

Në gusht, Mbappe pranoi të hiqte dorë nga një shumë e konsiderueshme në bonuset e besnikërisë, por PSG po pret një gjest të fundit prej tij. Sipas gazetës AS, drejtuesit presin që lojtari të heqë dorë nga një pjesë e bonusit të transferimit në rast të një kalimi te Real Madridi, që mund të nënkuptojë një shumë të konsiderueshme për klubin që do të shkonte nga 100 deri në 150 milionë euro.

Polemikat e fundit rreth zëvendësimit të tij në Monako nuk duhet të ndikojnë ndjeshëm në negociatat në vazhdim për largimin e tij. Menaxhimi i minutave të tij në fushë është prerogativë ekskluzive e trajnerit, jo një taktikë e qëllimshme e klubit për ta dëmtuar atë.

PSG dhe Mbappe pritet të njoftojnë bashkërisht përfundimin e marrëdhënies së tyre kontraktuale, ndoshta pas pjesëmarrjes së klubit në Ligën e Kampionëve. Ky njoftim mund të bëhet në një paraqitje publike në Parc des Princes.

Të ngjashme