Sport
Kërcimi me shkop, suedezi Duplantis thyen për herë të shtatë rekordin botëror
Demokracia
12:48 | 18 Shtator 2023

Share:

Atleti suedez, Armand Duplantis, nuk di të ndalet, teksa edhe këtë herë ka thyer një tjetër rekord botëror në kërcimin me shkop.

Si asnjë sportist tjetër, 24-vjeçari arriti të kërcejë 6.23 metra në finalen e Stokholmit të Diamond League.

Duplantis theu rekordin e mëparshëm 6.22 metra të vendosur sërish nga ai në shkurt të këtij viti në Francë. Një sukses i jashtëzakonshëm ky për Duplantis që thyen për herë të shtatë rekordin botëror në kërcimin me shkop.

EJ Obiena nga Filipinet përfundoi i dyti me 5.82 metra, ndërsa atleti amerikan Sam Kendricks u rendit i treti me 5.72 metra.

Të ngjashme