Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, reagoi pas vendimit të Gjermanisë për ndalimin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2. Ai paralajmëroi se evropianët së shpejti do të paguajnë nga 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror.
“Mirë se vini në botën e re guximtare ku evropianët së shpejti do të paguajnë 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror”, shkroi Medvedev në Twitter, që dikur ka qenë edhe kryeministër i Rusisë, ndërsa tani ka rolin e zv.presidentit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi, transmeton Demokracia.com.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi se ky vend do të pezullojë për një periudhë të caktuar vënien në punë të gazsjellësit Nord Stream 2 për shkak të aktiviteteve të fundit të Rusisë në Ukrainën lindore.
Sipas mediave gjermane, Scholz tha sot se për shkak të njohjes ruse të Donetskut dhe Luhanskut, vendimi për certifikimin e gazsjellësit ruso-gjerman do të mbetet në pritje.
German Chancellor Olaf Scholz has issued an order to halt the process of certifying the Nord Stream 2 gas pipeline. Well. Welcome to the brave new world where Europeans are very soon going to pay €2.000 for 1.000 cubic meters of natural gas!
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) February 22, 2022