Sport
Kërcënojnë tifozët e Interit: Mos guxoni ta prekni logon
Demokracia
12:02 | 18 Janar 2021

Share:

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar sot në mediet italiane ku shkruhet se Interi ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në emërtimin dhe stemën e klubit.

Ky vendimi i drejtuesve të Interit ka ndarë tifozët zikaltër.

Pjesa tradicionale e fansave interistë e konsiderojnë si “shkatërrim të historisë dhe identitetit” transformimin e logos dhe emërtimit të klubit zikaltër.

Sipas tyre, është e papranueshme që Interi të mos quhet më “Internazionale”, pasi nuk është një klub lokalist që përfaqëson vetëm Milanon.

Disa prej tyre, në rrjetet sociale, i kanë kërkuar presidentit Stiven Zhang që të mos ndërmarrë një hap të tillë. Në krahun tjetër, është një grup i moderuar që beson se një ndryshim i tillë do ta kthente Interin në një markë globale duke i dhënë rëndësi aspektit ekonomik dhe sidomos situatës së vështirë financiare në të cilën ndodhet klubi italian.

Të ngjashme