Ish e dashura e futbollistit të Bayern Munich, Jerome Boateng, Kasia Lenhart, është gjetur e vdekur vetëm një javë pasi ai konfirmoi se nuk ishin më së bashku, transmeton Demokracia.com.
Mbrojtësi që është i martuar me Rebecca Silvera dhe ka tre fëmijë, dyshohej se e tradhtonte atë me Kasian. Sipas Boateng, Kasia filloi ta shantazhonte dhe kërcënonte se do t’ia shkatërronte jetën.
Para se ajo të gjendej e vdekur, Boateng për mediat gjermane kishte deklaruar se ajo e kërcënoi se do ta denonconte në polici me akuza se e ka rrahur.
Boateng ka thënë se Kasia ka probleme të mëdha me alkoolin dhe se ajo vazhdimisht gënjen në mënyrë manipuluese dhe se dëshiron të shkatërrojë jetën e tij.
Vetëm një javë më vonë, modelja u gjet e vdekur në një apartament në Berlin në rrethana të dyshimta. /Demokracia.com