Lajme
Kërcënohet hoxhë Labinot Maliqi pasi foli fjalë të mëdha për Amerikën
Demokracia
18:59 | 03 Shtator 2022

Share:

Hoxhë Labinot Maliqi, ka treguar një rast kërcënimi, nga një qyetar pasi publikoi një pjesë të intervistës ku ka folur për për vlerën, kontributin dhe rëndësinë jetike që ka prania dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë, paqen dhe shtetin e Republikës së Kosovës.

Pas kësaj, Maliqi ka marrë një kërcenim përmes rrjetit social “Facebook”.

“Kam pranuar një koment kërcënues nga Xhengiz Ameti, i cili më shkruan: “Çka e paske qafen për ?.” – ka treguar Maliqi.

Rasti është paraqitur në Policinë e Kosovë dhe është duke u trajtuar në nivelin më të lartë, ka treguar Maliqi.

Postimi i plotë i Maliqit, pa ndërhyrje:

Të enjten e kam ripublikuar një pjesë të intervistës sime të dhënë për ATV, ku kam folur për vlerën, kontributin dhe rëndësinë jetike që ka prania dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë, paqen dhe shtetin e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kam pranuar një koment kërcënues nga Xhengiz Ameti, i cili më shkruan: “Qka e paske qafen per ?.”

Rastin e kam paraqitur në Policinë e Kosovës, dhe është duke u trajtuar në nivelin më të lartë. Personi në fjalë dyshoj se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, andaj i bëjë thirrje organeve të sigurisë atje dhe prokurorisë që ta hetojnë këtë person, por dhe gjashtë personat e tjerë që e kanë pëlqyer kërcënimin e tij ndaj meje.

Qentë e xhehnemit! Sa të mjerë që janë edhe në dunja!

 

 

Të ngjashme