Lajme
Kërcënimi për ata që dalin në grevë, Syla-Qeverisë: O minimarksista
Demokracia
14:01 | 25 Gusht 2022

Share:

Sindikata e arsimit ka paralajmëruar grevë. Qeveria ndërkohë përmes një emaili ka kërkuar që të evidentohen emrat e atyre që do të dalin në grevë për t’ua ndalur pagën.

Një gjë e tillë ka nxitur reagime të mëdha.

Analisti politik Valon Syla ka thënë se zyrtarët e kësaj qeverie që pushimet i bëjnë në Greqi po i kërcënon me vende pune sindikalistët.

Reagimi i plotë:

Hej o minimarksista. A me sindikata po rrokni tash a?

Nihere, me kifle, tomël edhe taza me ujë. Tash kundër sindikatave tu i kërcënu me vende pune, e shtëpijat në Marigonë tu shku në deti në Greqi.

Ku është PSD’ja që po hesht? Ku metën këta marksistat përnime, që kanë qef me kon ma origjinal se origjinali.

Të ngjashme