Lajme
Kërcënimi me bombë, mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”
Demokracia
10:10 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për shkak të një kërcënimi për bombë. 

“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. “, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

LAJMI I FUNDIT | Aeroporti “Adem Jashari” kërcënohet me bombë

 

Të ngjashme
Lajme • 01 Maj 2024