Lajme
Kërcënimet për sulm në spitalet e Kosovës, deklarohet ministri Vitia
Demokracia
14:37 | 06 Prill 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar pas kërcënimeve për sulm në spitalet e Kosovës, duke thënë se pacientët janë të sigurt.

Kështu tha ai gjatë një vizite te salla “1 tetori”, ku mes tjerash tha janë zhvilluar disa takime me bordin dhe drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, përcjell Demokracia.com.

“Pacientët natyrisht janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKUK-së kemi pasur disa takime ku kemi biseduar që përcjellja e familjareve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një. Për momentin duhet respektuar të gjitha masat dhe duke pas parasysh se për një kohë fatkeqësisht këto masa nuk janë respektuar aq sa duhet, ne i kemi marrë masat që mos të jetë edhe institucioni shëndetësor një nga shpërndarësit e virusit”, tha ai.

Vitia tutje ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-Covid, në mënyrë që të ulet numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve./Demokracia.com/

Të ngjashme