Sport
Kërcënimet me jetë që i mori nga Argjentina ia ndërrojnë mendjen Di Marias
Demokracia
17:13 | 02 Prill 2024

Share:

Kërcënimet që i mori së fundi ia ndërruan mendjen Angel Di Marias.

“Il Fideo” në fakt është kërcënuar me vdekje në Argjentinë, nga disa tifozë, ose pseudo-tifozë, të Rosario Central, që ishin kundër rikthimit të tij në klubin ku ishte rritur.

Një rast që, siç ka bërë të ditur Rodrigo de Paul, e ka bërë përfaqësuesin argjentinas që të qante.

Sipas mediumit “A Bola”, kërcënimet me gjasë kanë ardhur nga një pajisje që lidhej me narko-trafikantët, ndërsa paralajmëruan pasoja nëse ish-futbollisti i Real Madridit, Manchester Unitedit, Paris Saint-Germainit e Juventusit do të rikthehej tek ekipi argjentinas, përcjell “Gazeta Express”.

Tash, pas këtyre kërcënimeve duket më pak i mundshëm rikthimi i Di Marias, i cili ndërkohë është duke biseduar me Benfican për vazhdimin e kontratës, një skenar i konsideruar si larg i mundshëm deri para pak ditësh.

Gjithashtu, kampioni i botës me Argjentinës ka marrë oferta edhe nga Arabia Saudite dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme