Sport
Kërcënimet me burg dhe dhunë ndaj familjeve të tyre, futbollistët iranian e këndojnë himnin me “çyk të zorit”
Demokracia
21:18 | 29 Nëntor 2022

Share:

Futbollistët e Iranit e intonuan për herë të dytë radhazi himnin shtetëror në Kupën e Botës në takimin kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mediat kryesore botërore u raportua gjatë ditës se futbollistët iranian janë kërcënuar nga shteti i tyre me burgim, dhunë dhe tortura për familjet e tyre nëse ata refuzojnë të intonojnë himnin, siç bërën në ndeshjen e parë kundër Anglisë, shkruan Demokracia.com.

Por, në ndeshjen kundër ShBA-së, ata u panë qartë se intononin himnin e tyre të zhgënjyer.


Vendimin për mos-intonimin e himnit të Iranit, futbollistët e kishin marrë në shenjë mbështetjeje për protestat që shpërthyen javë më parë në Iran.

Në Iran po vazhdojnë protestat që më shumë se dy muaj.

Këto protesta – që u nxitën nga vdekja e një vajze të re, sa ishte në mbajtje policore – po cilësohen si sfida më e madhe për klerikët fetarë të Iranit, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979./Demokracia.com/

Të ngjashme