Lajme
Kërcënimet e SBASHK-ut: Hoti në takim me Rrahman Jasharin e siguron se do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit
Demokracia
10:46 | 20 Janar 2021

Share:

Pas një kërkese të vazhdueshme për pagesë shtesë për mësimdhënësit, SBASHK-u ftohet për diskutim nga krymeinistri në detyrë Avdullah Hoti.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë, do të ndajë paga shtesë edhe për punëtorët e arsimit.

Sipas njoftimit, për shumën e pagës shtesë, Ministria e Arsimit, SBASHK-u dhe Ministria e Financave do të dakordohen në përputhje me mundësitë buxhetore.

Hoti e ka siguruar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, që pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste.

“Këstin e parë do ta marrin me pagën e muajit shkurt, ndërsa këstin e dytë me pagën e muajit maj. Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, Kryeministri në detyrë Hoti, ka biseduar edhe për Kontratën e re Kolektive, e cila pritet të finalizohet këtë të premte”, thuhet në njoftim, përcjell Demokoracia.com

SBASHK-u ka kërcënuar me grevë nëse nuk paguhen shtesat prej 100 eurove për mësimdhënësit.

Ndërsa Jasharaj ka thënë se grevat nuk janë kërcënim për institucionet, por vetëm paralajmërim për to që të përmbushin kërkesat e sindikatës./Demokracia.com

Të ngjashme