Lajme
Kërcënime për bomba në 97 shkolla të Beogradit
Demokracia
10:58 | 16 Maj 2022

Share:

Sot në mëngjes, shumë shkolla të Beogradit morën njoftime për vendosjen e bombave.

Si pasojë, janë njoftuar shërbimet kompetente dhe janë vënë në kërkim ekipet e specializuara.

Siç kanë mësuar mediat serbe, përcjell Telegrafi, raportime të tilla janë bërë nga disa shkolla të Beogradit dhe Zemunit.

Madje, siç pretendohet, alarme të mbërritën në gjithsej 97 shkolla.

Kështu, mësuesit u kanë thënë prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët – në disa për disa orë, ndërsa në të tjera fare gjatë ditës së sotme.

Për raportin janë njoftuar shërbimet kompetente dhe vijon kërkimi i ekipeve të specializuara.

Në disa shkolla tashmë kanë përfunduar kontrollet dhe ka rezultuar se alarmet kanë qenë të rreme.

Të ngjashme