Lajme
“Keq shumë keq, asnjë projekt serioz, asnjë përmirësim”, kritikohet Qeveria dhe Agjencia Kadastrale
Demokracia
15:50 | 11 Qershor 2023

Share:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor para disa dite ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 145-të ka miratuar Projektligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme.

Për këtë ka reaguar gjeodeti dhe profesori universitar Edon Maliqi, i cili ka kritikuar mos përfshirjen e komunitetit akademik dhe shkencor në grupet punuese gjatë hartimit të këtij projektligji

”Është miratuar “Projektligji për Kadastër të Pronës të Paluajtshme”. Shumë mirë. Ndërsa, një draft që e pata lexuar kohë më parë, ky projektligj ishte me kualitet as mesatar. Por, kur e sheh listën e personave (me ndonjë përjashtim të vogël) që e kanë hartuar, është maksimumi i asaj që ata mund të japin. Ato janë limitet e tyre. Çuditërisht, nuk janë përfshirë në hartimin e këtij projektligji komuniteti akademik e shkencor përkatës: Prof. Dr., Dr. sc., Dr. cand., Ass. MSc.”

Sipas tij vazhdon avazi i vjetër i qeverive të kaluar pasi që Agjencia Kadastrale e Kosovës nuk ka drejtor prej 2 vitesh dhe nuk ka asnjë projekt serioz dhe asnjë përmisim në procedurat tendëruese.

” Institucioni më i lartë në vend për Gjeodezi, Kadastër e Hartografi (Agjencia Kadastrale e Kosovës), prej 2 vitesh nuk ka Drejtor të Përgjithshëm. Për më keq, vazhdon e vjetra, që e ndëshkuam në zgjedhje. Saktësisht, prej 2 vitesh në AKK nuk ka asnjë projekt serioz, asnjë përmirësim në kualitetin e të dhënave kadastrale e gjeodezike, asnjë përmirësim në procedurat tendëruese, asnjë përmirësim në aspekt të ligjshmërisë e transparencës… E vjetra nuk bëhet e re! ”, shtoi ai.

Të ngjashme