Auto&Tech
Keni një fjalëkalim të shkurtër? Ndryshojeni urgjentisht
Demokracia
15:21 | 21 Mars 2022

Share:

Fjalëkalimet e shkurtra dhe të thjeshta mund të vidhen brenda pak sekondash. Të gjatët dhe të ndërlikuarit? Duan triliona vjet.

Sipas një studimi të fundit nga Hive Systems, një kompani e sigurisë kibernetike në Richmond, Virxhinia, e cila zbulon se sa kohë do t’i duhet një hakeri për të thyer fjalëkalimet që mbrojnë llogaritë tuaja më të rëndësishme në internet, fjalëkalimet që janë më të shkurtër se 8 karaktere, janë shumë të thjeshtë për tu thyer.

Gjetjet tregojnë se edhe një fjalëkalim me tetë karaktere, me një përzierje të numrave, shkronjave të mëdha, shkronjave të vogla dhe simboleve, mund të vidhet brenda tetë orëve nga një haker jo profesionist. Çdo gjë më e shkurtër ose më pak e ndërlikuar mund të zbulohet në çast, ose brenda pak minutash, nga çdo haker që e di se çfarë po bën, edhe nëse përdor vetëm pajisje bazë.

Ndërkohë, një fjalëkalim me gjatësi 18 karaktere dhe i cili përdor një përzierje numrash, shkronjash të vogla dhe të mëdha dhe simbole, mund të marrë deri në 438 trilion vjet që të vidhet, sipas Hive Systems.

Kompania përpiloi një grafik të koduar me ngjyra për të ilustruar se sa shpejt mund të vidhen fjalëkalime të ndryshme, në varësi të gjatësisë së tyre dhe përdorimit të karaktereve të ndryshme, dhe se si koha për të vjedhur një fjalëkalim është përshpejtuar që nga viti 2020 falë zhvillimit të teknologjisë.

Gjetjet mbështesin këshillat e ekspertëve si Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë, i cili gjithashtu sugjeron zgjedhjen e fjalëkalimeve të gjata, komplekse me të paktën tetë karaktere.

Raporti gjithashtu rekomandon që mos të përdoret i njëjti fjalëkalim për uebsajte të shumta. Nëse e bëni këtë dhe hakerët janë në gjendje të vjedhin fjalëkalimin tuaj për një faqe interneti, atëherë do e kenë shumë të thjeshtë të marrin të gjitha uebsajtet.

Në rast se është e vështirë të mbahet mend një fjalëkalim i gjatë me shumë karaktere, edhe një fjalëkalim me 11 karaktere, duke përdorur një përzierje numrash, shkronjash të mëdha dhe të vogla dhe simbole, mund t’u duhen hakerëve 34 vjet për ta vjedhur, shkruan Hive Systems.

Të ngjashme