Lifestyle
Keni ngrënë shumë gjatë festave? Kjo pije do t’ju ndihmojë
Demokracia
16:23 | 03 Janar 2022

Share:

Shumë njerëz luftojnë me nivelet e larta të yndyrës ose kolesterolit në gjak për shkak të stilit të tyre të shpejtë të jetesës, por edhe për shkak të predispozicionit gjenetik. Sidomos gjatë festave, ka shumë njerëz që e “harrojnë” rutinën dhe konsumojnë pa kriter.

Nëse jeni nga ata që e keni thyer këtë rregull, është e nevojshme të dini një pije që është treguar shumë efektiv në uljen e kolesterolit të lartë. Ajo që iu duhet është 1 kg limon, 5-6 tufa majdanoz, 3 litra ujë dhe sodë buke.

Pasi t’i keni larë, lini për një orë limonët në ujë të ngrohtë. Shtoni dhe sodën e bukës. Prisni majdanozin së bashku me kërcellin në copa të vogla. Pritni imët limonin së bashku me lëkurën. Hidhni majdanozin dhe limonin në një tenxhere dhe shtoni tre litra ujë.

Ziejini përbërësit në zjarr të ulët – 2 deri në 3 orë. Më pas kullojeni këtë pije dhe mund ta konsumoni si shurup. Pihet çdo mëngjes, me stomakun bosh, masa është një gotë e vogël plot, si ajo e rakisë. Masa është e mjaftueshme për 15 ditë, nëse pihet çdo mëngjes.

Të ngjashme
Lifestyle • 01 Korrik 2024