ShowBiz
Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira konfirmon lidhjen me futbollistin e njohur (FOTO)
Demokracia
15:45 | 28 Qershor 2021

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë në Greqi, Eleni Foureira prej vitesh flitet se është në lidhje me futbollistin e njohur, Alberto Botia.

Ata madje vitin e kaluar u fotografuan së bashku teksa ishin në pushime, ndërsa shiheshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Ishte revista greke “Hello”, ajo e cila ka shpërndarë imazhet të cilat vërtetonin lidhjen e këngëtares shqiptare me futbollistin spanjoll.

Konfirmimin për lidhjen e tyre e ka bërë së fundmi edhe vet Eleni, me publikimin e një fotografie me të dashurin e saj para pasqyrës.

Vitin e kaluar, gazetari i njohur grek Aris Kavatzikis, i cili kishte gjurmuar lidhjen e tyre, ishte shprehur se ka pasur kriza më parë rreth çiftit, por që ata i kanë dhënë njëri-tjetrit një mundësi të dytë.

https://www.instagram.com/p/CQgRKLfA2su/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme