ShowBiz
Këngëtarja me famë botërore kundër shkatërrimit të lumit Vjosa
Demokracia
14:19 | 09 Shkurt 2021

Share:

Lumi Vjosa përshkon shpatet e mbuluara me pyje të maleve Pindus të Greqisë në brigjet e Adriatikut të Shqipërisë.

Planet për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Vjosa ka bërë që shumë persona të mbrojtjes së mjedisit të reagojnë.

Muaj më parë për këtë kishte reaguar aktori Leonardo Di Caprio, i cili përmes një postimi në rrejtin social Instagram kishte treguar se ishte kundër planeve të Qeverisë së Shqipërisë për të gjeneruar energji elektrike duke ndërtuar tetë diga përgjatë lumit Vjosa.

Së fundi edhe këngëtarja e njohur Ellie Goulding i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Ajo ka postuar në Instagram një video nga fondacioni “Blue Heart”, duke synuar të ndihmojë në mbrojtjen e Gadishullit Ballkanik.

“Gjithçka që ne bëjmë ka ndikim te njerëzit dhe planeti. Industria e veshjeve është një nga shkelësit më të këqij të abuzimeve të punës dhe ndotjes që nxit krizën e klimës. Nuk ka pse të jetë kështu. Patagonia synon të përdor burimet që ata kanë, zërin e tyre, biznesin e tyre dhe komunitetin e tyre për të bërë diçka në lidhje me krizëne klimës. Nga mbështetja e të rinjve që luftojnë kundër naftës, deri në padi ndaj ish-presidentit amerikan, Patagonia ndërmerr veprime mbi çështjet më të ngutshme mjedisore me të cilat përballet bota jonë. @patagoniaeurope ka përdorur zërin në ‘Blue Heart’ një film që synon të ndihmojë në mbrojtjen e Gadishullit Ballkanik. Shtëpia e disa prej lumenjve të fundit të egër në Evropë dhe megjithatë ata janë nën kërcënim nga më shumë se 3 mijë  zhvillime të propozuara të hidrocentraleve të cilat do të shkatërronin jo vetëm zona të mëdha të mjedisit natyror të paprekur më parë, por edhe kulturat e shumta dhe të larmishme të rajonit. Një film i dytë për këtë çështje mjedisore do të lançohet në kanalet e Patagonia Europe në muajt e ardhshëm. Ju gjithashtu mund të mësoni më shumë rreth luftës së vazhdueshme për të mbrojtur këtë rajon duke ndjekur”, ishte postimi i saj në Instagram. /Demokracia.com

https://www.instagram.com/p/CK_1RFtji2S/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme