ShowBiz
Këngëtarja kosovare akuzohet se gënjen për marrjen e vaksinës
Demokracia
18:12 | 05 Shtator 2021

Share:

Mihrije Braha ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19, proces të cilin e ka ndarë dhe me ndjekësit në rrjete sociale. Mirëpo, ka marrë një mesazh të pakëndshëm nga një ndjekëse që ka dyshuar se në të vërtetë nuk është vaksinuar. Por këngëtarja nuk e ka pritur mirë këtë mesazh, së cilës i ka dhënë një përgjigje.

“E nderuar as nuk kam genjy, as nuk jam tall e aq ma teper me më shku mendja me pagu dikend me bo ksi gjerash qe po besoj veq ti mendon kështu. Tmerruse eshte kjo çfar ti mendon…unë e kam mar edhe dozen e dytë para 10 dite këtë video e kam bo veq për veti jo për ta publiku…dje u mërzita shumë kur i pash lajmet dhe se po vdesin vetem ata të pa vaksinuarit”.

E kete video pas 10 dite e ndava me ndjeksit e mi edhe për ata qe ende jan me dilema? Vaksinen e kam mar dhe nuk kam pas as edhe nje problem e ju vendosni vet për veten tuaj. Zoti ju rujt kudo që të jeni në kto kohë të veshtira të pandemise.“, ka qenë përgjigja e këngëtares

 

Të ngjashme