ShowBiz
Këngëtarja e njohur tregon arsyen e çuditshme pse fle me grim
Demokracia
09:00 | 03 Qershor 2021

Share:

Këngëtarja e njohur amerikane, 75-vjeçarja Dolly Parton ka habitur të gjithë, ku gjatë  një interviste ka treguar se fle me grim, tash e disa vite.

“Unë e  bëj kujdesin dhe pastrimin e fytyrës në mëngjes, sepse zakonisht fle e grimuar,” tha ajo në një intervistë për WSJ Magazine.

“Meqenëse kurrë nuk mund ta dimë se kur mund të ndodh një tërmet apo tornado, unë dua të jem gati nëse do të më duhet të largohem papritur nga shtëpia brenda natës”, shpjegoi këngëtarja.

Sigurisht ka dhe një arsye tjetër: “Nuk dua që kur të shkoj në shtëpi, të heq grimin dhe burri të më shohë në atë gjendje. Në orën tre të mëngjesit pastroj fytyrën nga grimi dhe pastaj filloj të bëj make-po-in nga fillimi.”

Këngëtarja është martuar me Carl Thomas Dean që nga viti 1966. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme