Këngëtarja SZA ka folur për Islamofobinë që ka përjetuar si fëmijë dhe se si ajo frikësohej të mbante mbulesë hixhabi pas 11 shtatorit sepse ishte “aq e frikësuar” nga reagimi që do të provokonte.
Këngëtarja, e cila u rrit në një familje myslimane në një komunitet kryesisht të bardhë në NewJersey, ka folur në një intervistë për serinë Snapchat të uebfaqes Muslim Girl për përvojat e saj, transmeton Demokracia.com
“Unë ndalova së mbuluari pas 11 shtatorit sepse isha aq e frikësuar,” tha ajo. “Kjo ndodhi kur isha në shkollë fillore dheshkollë e mesme. Pendohem shumë, por kisha frikës se si mendonin njerëzit për mua”.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Solána Rowe, tha se ajo filloi të mbante përsëri hixhabin në shkollën e mesme, por ndjehej në presion nga komuniteti për të mos qenit mjaft e devotshme.
“Ata më kritikonin vazhdimisht dhe sipas tyre unë nuk jetoja si një muslimane e vërtet”, ka thënë ajo.
Në të njëjtën kohë Ro3e tha se jomuslimanët i projektuan asaj idenë se ajo ishte “e shtypur” për shkak të mbulimit të kokës.
“Nuk mund të besoja që islamofobia të vendoste rastësisht se jam e shtypur sepse po i mbuloj flokët”. Ajo gjithashtu zbuloi se familja e saj ishte viktimë e krimeve për shkak të besimit të tyre. “Dikush hodhi një tullë në xhaminë e babait tim,” tregoi ajo./Demokracia.com/