ShowBiz
Këngëtarja e famshme ndërron jetë në moshën 76 vjeçare
Demokracia
09:55 | 09 Shkurt 2021

Share:

Mary Wilson, e cila bashkëthemeloi grupin The Supremes , ka vdekur në moshën 76 vjeç.

Vdekja e këngëtares u njoftua nga publicisti i saj Jay Schwartz por shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende, transmeton Demokracia.com

Varrimi i Wilson do të mbahet privatisht për shkak të kufizimeve të Covid-19, tha familja e saj.

The Supremes u njohën për hite si Baby Love dhe You Can’t Hurry Love.

Wilson ishte anëtare e grupit së bashku me Diana Ross, Florence Ballard dhe Barbara Martin.

Grupi u shpërnda pas largimit të Wilson më 1977.

Wilson u bë autorja bestseller e New York Times në vitin 1986 me lëshimin e autobiografisë së saj, “Dreamgirl: My Life As a Supreme”

Vetëm dy ditë para vdekjes së saj, Wilson ngarkoi një video në YouTube duke njoftuar se po punonte për lëshimin e një materiali të ri solo. /Demokracia.com

Të ngjashme