ShowBiz
Këngëtarja e famshme jep mijëra dollarë për një pikturë të pikturuar nga shimpanzetë
Demokracia
22:28 | 30 Nëntor 2022

Share:

Është e zakonshme që të famshëm të shpenzojnë shuma të mëdha parash për vepra arti dhe në veçanti për piktura të rralla. Së fundmi Pink ka bërë edhe një blerje speciale pasi ka shpenzuar 5000 dollarë për një pikturë të artit abstrakt, e cila është krijim i një shimpanzeje.

Sipas asaj që raporton Page Six, një person nga organizimi i ekspozitës së veçantë theksoi se këngëtarja e famshme ishte “e entuziazmuar kur mësoi se shimpanzetë e shohin pikturën terapeutike dhe, si njerëzit, artistët e majmunëve priren të jenë introvertë”.

Vepra që tashmë i përket yllit 43-vjeçar quhet “Art by Patty & Kramer”, e cila e ka marrë emrin nga shimpanzetë që e kanë pikturuar.

Të ngjashme